Banorët e fshatit Koshtovë po vazhdojnë vendosjen e flamujve kombëtarë edhe sot.

Nga disa fotografi të publikuara banorët shihen me plot flamuj të cilët po i shpërndajnë në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok.

Ndryshe edhe dje ishin vendosur flamuj në këtë fshat verior.

Flamuj kombëtarë e shtetrorë ishin vendosur edhe në lagjen e Boshnjakëve teksa serbët po protestonin pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës.