Moti me reshje të borës të përcjella edhe me erëra të forta, ka bërë që në shumë vende të ketë probleme nëpër rrugë, njofton Llapi.info.

Me probleme të shumta po ballafaqohen banorët e zonave rurale, ku edhe ka pasur reshje më të shumta të borës.

Përveç fshatit Dobratin, edhe banorët e fshatit Orllan kanë vështirësi në qarkullim. Por, ata s’po presin askënd. Banorët janë detyruar me mjetet e tyre që t’i pastrojnë rrugët kryesore në këtë fshat.

Ndryshe, Komuna e Podujevës deri në fund të janarit nuk ka pasur kompani të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjate sezonit dimëror./Llapi.info

Image may contain: one or more people, snow, outdoor and nature
Image may contain: snow, tree, outdoor, nature and water
Image may contain: one or more people, snow and outdoor
Image may contain: snow, outdoor and nature