Në fshatin Shajkoc të Podujevës, banorët kanë zgjedhur një metodë interesante për të dhuruar ndihma me gjëra ushqimore për familjet që kanë nevojë, transmeton Llapi.info
Në rrethojën e xhamisë së fshatit ata kanë vendosur qese me gjëra ushqimore, në mënyrë që të gjithë ata që kanë nevojë për ushqime në muajin e shenjtë të Ramazanit t’i marrin vet ato.
“Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit. Kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrarve të tjera që vërtet kanë nevojë. Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc”, ka bërë të ditur profesori, Patriot Rudari.
Ndryshe, në këtë fshat edhe më herët ka pasur aksione të tilla, ku edhe janë shpërndarë molla për kalimtarët./Llapi.info