E vështirë ka qenë jeta në karantinë për banorët e tri fshatrave të Podujevës gjatë kohës së izolimit.
Ata thonë se për 25 ditë janë përballur me mungesë së gjërave ushqimore e barnave.
Gjatë kësaj kohe, deri më 9 prill kur u është hequr kjo masë, banorët e tri fshatrave thonë se itinerar të vetëm e kanë pasur dyqanin e fshatit, raporton KOHA.
Megjithëse tash u është hequr masa e karantinimit, orari i ri i lëvizjes nuk ua jep mundësinë të dalin.
Banorët thonë se janë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe luten që të mos ketë raste të reja.