Një banor i fshatit Katunishtë të Podujevës ka ndihmuar 14 familje në nevojë me gjëra ushqimore. Këto ndihma ai i ka shpërndarë dje dhe gjatë ditës së sotme.
Fjala është për Nexhmi (Ilaz) Zeqirin, i cili me ndihmën e imamit të xhamisë në Obrançës Muharrem Bryma ka arritur ti ndihmoj këto familje me nga një pako në vlerë prej 100 eurosh.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga hoxha Muharrem Bryma/Llapi.info