Pas 15 vjetëve, një skuadër i ka shënuar 5 gola Barcelonës, hera e fundit kundër këtë një skuadër e kishte bërë ishte viti 2003, Malaga kishte fituar 5:1.
Barcelona pranoi pesë gola nga Levante, befasuese, por e vërtetë – duke pësuar humbjen e parë këtë edicion, për ta përfunduar ecurinë mbresëlënëse prej 43 ndeshjeve pa humbje në La Liga.
Barcelona është njoftuar me humbjen në La Liga një xhiro para fundit të edicionit 2017/18, humbje që dhemb, pasi synimi ishte rekordi i përfundimit të një edicioni vetëm me fitore e barazime, që do të ishte diçka historike në Spanjë.
Por, këtë nuk e la të ndodhë Levante, që i shënoi 5 gola kampionit, aspak normale që Barça ta nxjerrë kaq shpesh topin nga porta.
Malaga ishte klubi i fundit që i ka shënuar 5 gola Barcelonës për një kohë të gjatë dhe për këtë duhet të kthehemi 15 vite pas, ku kishte triumfuar 5-1.
Me këtë rezultat po fitonte edhe Malaga fillimisht, por Barça shënoi tre gola të shpejtë, por jo mjaftueshëm për të evituar humbjen sidomos pa Lionel Messin në fushë, të cilin Valverde e kishte lënë në shtëpi për të pushuar pas një sezoni të ngjeshur në prag të Kupës së Botës.