Derbi më i madh në botës mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet sot në Camp Nou.
Dy skuadrat e mëdha spanjolle e zhvillojnë El Clasicon e 245-të në gara zyrtare.
Si Barcelona ashtu edhe Real Madrid në këtë takim vijnë pas humbjeve në xhiron e kaluar, ku katalunasit u mposhtën në udhëtim te Getafe 1-0, ndërsa me rezultat të njëjtë Reali pësoi në shtëpi nga Cadiz.
Ronald Koeman dhe Zinedine Zidane kanë përgatitur skuadrat për këtë sfidë, teksa të dy trajnerët do të kenë mungesa.
Mungesa më e madhe për Barçën është ajo e portierit Marc-Andre Ter Stegen, teksa nuk do të jetë i gatshëm as Samuel Umtiti.
Në anën tjetër te Reali mungojnë lojtarë më të rëndësishëm, pasi për këtë sfidë nuk ia kanë dalë të bëhen gati Eden Hazard, Dani Carvajal, Alvaro Odriozola e Martin Odegaard.
Koeman do të luajë me formacionin 4-2-3-1 ku katërshja ofensive përbëhet nga Messi, Fati, Coutinho e Griezmann.
Ndërkohë francezi Zinedine Zidane do t’i besojë formacionit 4-4-2 me Benzema e Vinicius në sulm.
Formacionet e mundshme:
Barcelona: Neto, Dest, Pique, Lenglet, Alba, Busquets, De Jong, Coutinho, Griezmann, Fati, Messi.
Real Madrid: Courtois, Nacho, Varane, Ramos, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius, Karim Benzema.