Banorët e Lagjes së Dëshmorëve ose siç njihet me emrin si Lagjia e Kuvajtit po përballen me problemin e një sasie të barnave të papërdorëshme të cilat janë të vendosura në një objekt prej llamarine i cili tashmë është i pashfrytëzuar.

Gazetarë të Llapi.info kanë dalë për të parë nga afër problemin për të cilin banorët e lagjes janë shumë të shqetësuar.

Me t’u afruar te vendi ku tash e shumë vite janë të vendosura ato barna pamë fëmijë të cilët kishin hyrë brenda objektit madje një prej tyre mbante në dorë një shishe prej qelqi e që ishe e mbushur me një lloj medikamenti mjeksor.

Banorët janë të shqetësuar për faktin se ndonjë nga fëmijët mund t’i pijë ato barna dhe mund të arrihet deri te më e keqja.

Madje njëri nga banorët e lagjes tregon për nipin e tij 3 vjeqar i cili kishte mar në dorë një ampullë të ineksioneve dhe po luante me të.

“Nipi jem 3 vjet e gjysë ai fmi, nuk din, e ka pa, ka menu që është lojë edhe ka lu me ta. Fati i tij që ska mujt me qel se nashta edhe kish provu me pi. Po une kur e pash qka është ajo, ja mora prej dorës.”

Kjo në foto është ampulla  për të cilën tregonte banori që e kishe marrë nipi i tij.

Kuvaiti 10-foto

Një banorë tjetër i lagjes tha se me vite të tëra kjo gjendje është e tillë, gjithashtu sipas tij ata e kanë të pamundur që t’i ruajnë fëmijët gjatë gjithë kohës që të mos i prekin ato barna.

Për këtë problem janë të njoftuar edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Podujevës e cila ka dërguar në terren disa herë njësite për të parë nga afër këtë problem.

Drejtori i kësaj Drejtorie, Agron Hyseni tha për Llapi.info se ka përafërsisht një muaj që i është dërguar një shkresë lidhur me këtë problem Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor përmes Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Podujevës, mirëpo ministria nuk ka kthyer përgjigje. Kështu që Hyseni tash është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për të gjetur zgjidhje.

“Jemi në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe po presim që nesër të marrim një përgjigje nga ta lidhur me rastin. Nëse ata nuk na gjejnë zgjidhje atëherë ne në nivel Komunal do të angazhohemi që të gjejmë zgjidhje për problemin.”-tha ndër të tjera Hyseni.

Sipas Hysenit kjo hapësirë kanë qenë e izoluar duke e ditur rrezikun që mund të shkaktojnë ato barna.

“Hapërsia se ku janë të vendosura këto barna ka qenë e izoluar, ekipet tona e kanë izoluar, mirëpo banorët janë ata që e kanë dëmtuar.”-shtoi më tutje Hyseni.

Ka vite të tëra që këtyre barnave u ka skaduar afati i përdorimit. Në foton që do ju sjellim më poshtë shihen disa barna që u ka skaduar afati që nga viti 2003.

Kuvaiti 8-foto

Këto barna janë vendosura në këtë hapësirë që nga mbyllja e ambulancës që ishte në këtë lagje.

Mirëpo sipas Drejtorit Hyseni këto nuk ishin donacion apo furnizim i Komunës së Podujevës e as i Ministrisë së Shëndetësisë. Këto barna janë donacion i donatorit nga Kuvajti i cili i kishe dhuruar atë kohë për funksionimin e ambulancës së atëhershme./Llapi.info

Kuvaiti 1-foto

 

Kuvaiti 3-foto

 

Kuvaiti 4-foto