Bashkatdhetarët tanë, po vazhdojnë të presin me orë të tëra në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.
Një bashkëatdhetare e cila po kthehej në njërin nga shtetet e Evropës, i ka dërguar Telegrafit nga pritja e tyre e gjatë në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë, ku shihen kolona të gjata të autobusëve dhe vetura.
Ajo thotë se pritja në këtë vendkalim kufitar është mbi 6 orë.
Ndryshe në pikë kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë nuk shihet të ketë pritje të gjata.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kuftiar, gjatë ditës së sotme (e diele) nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata.
Maksimumi i pritjes që qytetarët do të mund të përballen gjatë kalimit nga Kosova në Serbi janë 3 deri në 5 minuta.