Një bashkatdhetar llapjan ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të shprehur nostalgjin për vendin e tij. Ai në targat e veturës së tij ka vendosur emrin “Llapi” siç njihet ndryshe rajoni i Podujevës.

Nga targa e veturës që një lexues i portalit llapi.info ka dërguar foton në adresë të portalit, shihet se bashkatdhetari jeton në Linz të Austrisë, por është me prejardhje nga Podujeva.

Ai ka treguar se kjo foto është bërë në momentin kur kjo veturë ka qenë e parkuar në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë./Llapi.info