Bashkëluftëtarët e Ajet Poterës, ish ushtarak në Zonën Operative të Dukagjinit dhe Zonën Operative të Llapit, tani kandidat nga LVV për kryetar të Podujevës i kanë reaguar kandidatit të LDK-së Agim Veliut për deklaratat e tij në depatin JNK se Potera kishte zhveshur uniformën dhe kishte lënë shokët e tij.
Në reagimin dërguar medieve, bashkëluftëtarët e Poterës thonë se Veliu e kishte sabotuar luftën dhe bredhej fshatërave të Llapit, ndërsa Ajet Potera i kishte dhënë plagë Kosovës.
Më tej në reagim bashkëluftëtarët e Poterës thonë se janë krenar që kanë pasur fatin të kenë një udhëheqës si Komandantin Ajet Potera për të cilin th onë se kanë respekt të lartë.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:
REAGIM
Duke marrë shkas debatin e organizuar nga ’’Jeta në Kosovë” me kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, ne bashkëluftëtarët e luftëtarit Ajet Potera reagojmë me prononcimin e kandidatit të LDK-së, z. Agim Veliu me ç’rast akuzon bashkëluftëtarin tonë Ajet Potera për zhveshje të uniformës.
I’a përkujtojmë z.Veliu dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij se ne jemi shumë krenar që kemi pasur fatin të kemi një udhëheqës si Komandantin Ajet Potera për të cilin kanë shprehur respektin më të lartë për veprimtarinë e tij gjatë luftës edhe figurat më të larta udhëheqëse të luftës, që nga Zona Operative e Dukagjinit e deri në Zonën Operative të Llapit. Kur komandant Ajet Potera ishte bërë figurë e shquar e luftës dhe i kishte dhënë edhe plagë Kosovës z. Veliu përvec sabotimit të luftës, ai duke bredhur fshatrave të Llapit me telefonin e tij satelitor kishte detyruar qytetarët e Llapit që për një minutë të përdorimit të këtij telefoni të paguajnë nga 60 DM.
Siç duket z. Veliu është keqinformuar me veprimtarinë e z. Ajet Potera, apo këtë e bën qëllimisht për të degraduar vlerat kombëtare në veçanti luftën e UÇK-së.
Lusim të gjithë kandidatët që janë në garë për kryetar komune të qytetit të Podujevës dhe në veçanti z. Agim Veliu që të garojë dhe të bëjë një fushatë të ndershme, nëse i ka mbetur pak ndershmëri në personalitetin e tij dhe të mos merret me gjëra të cilat nuk pasur asnjëherë guxim të përballet e aq më tepër të jetë pjesë e luftës së lavdishme të UÇK- së.
Bashkëluftëtarët e z. Ajet Potera