Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti ka vazhduar kritikat për listat e veteranëve në rajonin e Llapit.
Sipas Ajetit, ishte vet Agim Çeku që bëri thirrje që të gjithë të aplikojnë për status veterani.
Ajeti ka thënë se kush i ka 3 mijë euro mund të fitojë çfarëdo statusi, duke përfshirë edhe të veteranit.
“Pas ,deklarimeve të Agim Çekut që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejt të aplikojnë për veteranë të luftës së UÇK-së, ne veteranët dhe invalidët se kuptuam, sepse ai ishte shumë i kjartë , sepse ai i cili aplikon dhe i ka 3.000 euro çfarë do statusi do ti jepet”, ka shkruar Ajeti në rrjetin e tij social Facebook.