Një burrë dyshohet se e ka rrahur dhe kërcënuar gruan të martën pasdite në Podujevë.

Policia thotë në raportin 24-orësh se atij i është kontrolluar shtëpia dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me 50 fishekë dhe një sprej.

“Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.