Një grua ka raportuar dhunë në familje të enjten në Vushtrri, duke treguar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe më pas, e kishte dërguar me dhunë tek familja e saj.

Pas kësaj ajo raporton se bashkëshorti i saj ka marrë vajzën katër vjeçare dhe është larguar nga vendi.

Rasti është raportuar në Prokurori dhe është nën hetime, siç njofton Policia e Kosovës.