Reagim nga Bashkësia Islame në Podujevë;

Deklaratë e lëshuar pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve

Besimtarë të dashur!
Tradicionalisht dhe historikisht, populli ynë shquhet për respekt të ndërsjellë dhe durim në mendime e bindje.
Asnjëherë nuk ka rrëfime se ne si shqiptarë për shkaqe fetare kishim ndonjë lëkundje të vëllazërisë dhe angazhimit të përbashkët për liri.
Kauzat tona ishin unike; një gjuhë, një komb e shtet. Besimet tona kontribuan në të gjitha fushat e segmentet e jetesës sonë. Hoxhollarët e të kaluarës historike në krah me popullin, hapëruan pa u lodhur për mbarësinë e qytetarëve e vendit tonë.
Por ja që ditët e fundit, elemente të panjohura, sidomos në komunën tonë, kanë sjell misionarë që po trokasin në dyert e secilit për thirrje në konvertim. Ata misionarë të panjohur për ne nuk kan të drejtë të shkelin në respektin e mikpritjen tonë, duke tentuar imponimin e besimit fetar ndryshe nga që është në Llap.
Ne u bëjmë thirrje të gjithëve për maturi e kujdes si dhe ruajtje e respektim të besimit të shumicës në Podujevë e rrethinë.
Ne nuk jemi asnjëherë kundër asnjë besimi fetar, por edhe njëkohësisht nuk duam të provokohemi pa asnjë arsye. Hyrja në shtëpi të secilit pa e njohur adresën, mund të prodhoj efekte të pa këndshme që ne si Bashkësi Islame e si Podujevë nuk e duam, dhe u kujdesem në vazhdimësi për paqe dhe qetësi.
Silluni me butësi, ashtu siç feja jonë e bukur islame na mëson, por kurrësesi mos pranoni literaturë që tentojnë t’u dhurojnë.
Ne me krenari bartim identitetin e pjestarit të fesë të cilën Allahu e zgjodhi për njerëzimin!
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Kurani