Një bashkëvendas i presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar për T7 se dita e sotme është më e keqja që i ka ndodhur fshatit Burojë të Skenderajt.
Këtë koment, bashkëvendasi i Thaçit e dha kur u pyet nga gazetari i T7 sesi e përjetuan ditën e sotme bashkëvendasit e Thaçit.
“Kjo është dita ma e keqe që i ka ndodh fshatit Burojë, Thaçi ka qenë një djalë me njdjenja kombëtare nga moshaa 15 vjeçare, jetën dhe rininë ia ka kushtuar atdheut e popullit, ditë shumë e keqe kjo”, tha ai, transmeton Gazeta Express.
Tutje ai tha se Buroja është me Thaçin dhe janë për ta përkrahur edhe në Hagë.
Ndryshe, presidenti Thaçi dha sot dorëheqje nga pozita që mbante kjo pasi i është konfirmuar aktakuza nga Tribunali Special.