Llapi ka “shkelur” sot Ballkanin në Suharekë, duke e mposhtur me rezultat bindës 4-1, raporton Llapi.info.

Golat për mysafirët llapjanë i shënuan Fernandinho, Francisco Rivera 2x dhe Gerdar Progni, kurse golin e vetëm për nikoqëirët e shënoi Dellova.

Me këtë fitore është ndarë tejet i kënaqur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Këtë herë ndoshta ka ndryshuar loja e Ballkanit që ka treguar paraqitje të mira në Evropë dhe në këtë e shfrytëzuam duke reaguar pas një humbje të papritur. Bëmë një paraqitje spektakolare. Këtë herë i kishim marrë të gjitha masat për t’u përballur me Ballkanin dhe kemi bërë ndryshime taktike dhe e kemi ditur se nëse vrapojmë më shumë do ta fitojmë ndeshjen, gjë që edhe e arritëm. Mbuluam pikat e forta të Ballkanit, u mbrojtëm shumë mirë dhe shfrytëzuam kundërsulmet e shpejta ku realizuam golat dhe fituam ndeshjet. Rivera është mesfushori më i mirë në ligë dhe këtë nuk kemi çka diskutojmë, pasi ai zgjidh të gjitha problemet brenda ndeshjet. Progni me këtë supergol po rikthehet në formën e dikurshme dhe ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje sepse kampionati është i gjatë”, ka thënë ai./Llapi.info