Trajneri më i mirë i vitit të kaluar, Tahir Batatina, tha disa gjëra mjaft interesante në lidhje me klubin e tij dhe me gjendjen momentale të skuadrës së Llapit.
Në ndeshjën e fundit ndaj Istogu-t ku skuadra e Llapit e mposhti me një rezultat mjaft bindës 5-0, trajneri llapijan u nda mjaft i kënaqur me skuadrën e tij.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën e Llapit pasi na mungonin rezultatet pozitive dhe e rikthyem atë formë që kishim në sezonin e kaluar. Angazhimi ishte në nivelin më të lartë dhe treguam karakter se si mbrohen ngjyrat e klubit”
Në fundjavë skuadra e Llapit do të përballet ndaj Hajvalis e cila gjendet në pozitën e parë në tabelë mirëpo kësaj skuadre nuk i’a ka aspak frikën Batatina.
“Për ne tani të gjitha ndeshjet janë si një finale dhe ne do t’i qasemi ndeshjes si kundër çdo klubi tjetër pa marë parasysh pozita e tyre në tabelë por besoj shumë në cilësin e skuadrës dhe formën të cilën e kemi arrit dhe të përgaditur maksimalisht por besoj se do të zhvillojm një ndeshje mjaft të mirë ndaj Hajvalis ku të dy skuadrat po zhvillojm ndeshje të mira dhe ne jemi shumë të qetë sepse jemi skuadër stabile dhe jemi duke zhvilluar ndeshje pa presion e tash presionin e Llapit e bartin skuadrat e Hajvalis, Gjilanit, Feronikelit kurse Llapi është shumë i qetë dhe lojtarët janë shumë të motivuar e që forma e tyre po rritet vazhdimisht.”
Përforcimet e reja të Llapit, e ata lojtar nuk po zënë vend në 11-tshën startuese?
“Unë e kam pasur skuadrën në nivel por kam dashur të shtoi konkurrencë në skuadër. Te Batatina luan ai që e ka formën e mirë nga java në javë. Unë nuk njof emra të futbollistëve por njof punë dhe paraqitje të mira.”
Gjendja momentale në stadiumin e Merdarës dhe rinovimi i “Zahir Pajazitit”
“Në Merdar kemi intervenuar në fushën e lojës dhe është rikthyer në gjendjën normale. Por si çdo stadion në Kosovë që ka pasur reshje dhe probleme kemi pasur edhe ne. Zahir Pajaziti do të jetë i gatshëm në muajin Maj sipas punëkryesve të punimit.”
Këtë mesjavë, skuadra e Llapit përballet ndaj Gjilanit në kuadrin e Kupës së Kosovës.
“Po, ne jemi të përgaditur që këtë ndeshje ta marim me seriozitet më të madh duke e ditur se kemi humbur dy pikë mirëpo tani Gjilani do ta sheh një Llap më ndryshe.”
Mesazhi për tifozat Llapijan?
“Mesazhi im është se ky vit do të jetë viti i Llapit dhe i Legjendave, do të japim maskimumin që ta sjellim një trofe në Podujevë.” përfundoi Batatina/90minuta.net