Llapi dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen e tretë në elitën e futbollit kosovar, njofton Llapi.info.

Në të dyja pjesët e lojës skuadrat patën shumë raste shënimi, por që nuk u konkretizuan me gola.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar se Llapi ka qenë skuadër më dominuese ndaj ekipit të Ismet Munishit.

“Kemi luajtur kujdesshëm duke e parë që Ballkani ishte e rrezikshëm një javë më parë po në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ka qenë dominim total i Llapit në ofanziv, ndërsa Ballkani nuk doli asnjë herë tek porta jonë. Jam i kënaqur me lojtarët, dhanë më të mirë, nuk kishim fat në rastet e Plakut dhe Zabërgjës. Ne do të vazhdojmë tutje pasi që edicioni është i gjatë dhe shpresojmë që në ndeshjet e radhës të marrim maksimumin”, ka deklaruar
Batatina për supersport.

Pas këtij barazimi, Llapi grumbullon vetëm 4 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Ballkani arrin në kuotën e pesë pikëve./Llapi.info