Tahir Batatina vjen sërish me një deklaratë interesante. Trajneri i Llapit, skuadër që pësoi humbje 2:1 në Skënderaj nga Drenica, deklaroi se kuqezinjtë e meritonin fitoren shkaku i festës së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit.
“Ua uroj festën të gjithë shqiptarëve, Drenicës i ka takuar sot të fitonre, sepse ka dhënë shumë për këtë vend”, tha ai për Super Sport Kosova, transmeton Llapi.info.
Sa i përket lojës ai u shpreh: “Angazhimi në nivel i lojtarëve tanë. Ska pas ngecje në aspektin teknik, por fusha nuk ishte e nivelit për lojë, ndoshta Drenicës i ka konvenuar kjo. Ne do të vazhdojmë me ritmin e njëjtë edhe në pranverë, nëse na gjen në vendin e dytë pranvera nuk ësthë keq, pasi kemi grumbulluar 30 pikë. Në pranverë do të luftojmë për kreun e tabelës”, shtoi ai.