Trajneri i skuadrës bardh e kaltër nga Podujeva, Tahir Batatina pas deklasimit të Trepçës ’89 nga Vikingur me rezultat 4:1, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ku ka thënë se vendin duhet të përfaqësojnë skuadrat që e meritojne në të kundërtën do të bëhemi horë dhe nuk mundemi ta kalojmë as pragun e shtëpisë.

Sipas Batatinës mangësia më e madhe në futbollin kosovar qëndron tek disiplina brenda skuadrave ku edhe duhet përqndruar angazhimi.

“Na duhet ta ngrisim diciplinen mbrenda skuadrave sepse ktu e kemi mangsinë më të madhe në Futboll dhe se cili ta bëjë punën e vetë profesionale jo të bëhen të gjithë Trajnera sepse tash është koha e moderrnizuar nuk jemi duke luajtur nëpër livadhe por jemi të pranuar nderkombtarisht.!!!”, ka shkruar Batatina.