Llapi nuk është dorëzuar në luftën për titullin e kampionit. Trajneri Tahir Batatina e gjen shpresën te Barcelona, e cila ka lëshuar terren në La Liga duke e rihapur kampionatin.
“Llapi nuk është dorëuzuar në luftën për titullin kampion. Edhe Barcelona kishte 10 pikë më shumë se vendi i dytë por tani ka vetëm tri. Ne do të luftojmë deri në fund në të dy frontet. Istogu e deshi më shumë fitoren dhe ia uroj”, deklaroi Batatina për “Supersport Kosova”.
Ai në fund shprehu dëshirën që Istogu në fund të zë një vend që siguron barazhin.