Llapi ka barazuar sot në “Fadil Vokrri” 2-2 dhe është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga Buducnost Podgorica, shkruan Llapi.info.
Dy golat për malazezët i shënoi Viktor Gjukanoviq, derisa për Llapin Alef Firmino dhe Albion Kurtaj.
Pas eliminimit nga Liga e Konferencës, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, s’i ka kursyer lëvdatat për tifozët e shumtë shqiptarë, derisa ka deklaruar se ekipi i tij dha gjithçka në këtë ndeshje.
“Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën. Nuk mund ta përshkruaj emocionin sot në “Fadil Vokrri”. U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”, tha Batatina./Llapi.info