Llapi pësoi humbje nga Hajvalia në xhiron e 10 të Riaffeisen Superligës së Kosovës në futboll me shifrat 1:0.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, thotë se në këtë ndeshje vendosën disa detaje të vogla.

“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë. Sot humbëm me një diferencë të vogël, nga një gol jo nga një aksion i rrjedhshëm, por aksidental. Sot e kuptuan se Llapin nuk mund ta mundin lehtë sepse do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër në Superligë. Sot kemi mundur të marrim pikë pa asnjë problem sepse jemi mbrojtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Me rëndësi që futbollistët po tregojnë angazhim maksimal ku për mua si trajner ka rëndësi. Sot kundër Hajvalisë e cila i ka 10 lojtarë të ashtuquajtur yje të futboll, ata nuk treguan ndonjë kualitet ndaj nesh. Ky është futbolli, do të rikthehemi shumë shpejt te fitoret”, ka thënë Batatina për Gazetaolle.com.

Llapi tashmë zë vendin e pestë me 14 pikë kurse Hajvalia renditet e katërta me 15 sosh.