Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Podujeva ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Prishtinës, duke e përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë.

Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 3 me 2 në të mirë të Llapit.

Da Silva dhe Rivera shënuan golat në këtë takim. Llapi do të takohet me Dritën në finalen e madhe, atje ku kërkon që ta fitojë trofeun për të dytin vit rresht.

Trajneri Batatina ka befasuar me komentin e tij pas ndeshjes.

“Mendoj se Llapi është më shumë meritë në finale, nuk jemi si turistë, por kemi mundur ekipet më të forta të futbollit në Kosovë. Me plot meritë po shkojmë në finale, kemi qenë shumë të kujdesshëm. Janë dy lloje supash, e knusit dhe e pulës, Prishtina për mua ka qenë si një supë e pulës. Sot shënuam dy gola, e merituam shumë“, tha Batatina.