Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërkuar mbështetje nga tifozët llapjanë përpara ndeshjes së nesërme ndaj Dukagjinit, njofton Llapi.info.
Batatina ka thënë se në kampionat, sipas tij, asgjë nuk ka mbaruar, duke shtuar se Llapi, siç ka thënë Batatina, mund t’ia dal.
“Nesër nuk ka arsye për mungesë, nesër dua mbështetje nga i gjithë Llapi e Gollaku. Asgjë nuk ka përfunduar në kampionat, jemi të qetë dhe me ju do t’ia dalim”, ka thënë Batatina.
Ekipi nga Podujeva pret nesër në “Zahir Pajaziti” Dukagjinin, ndeshje kjo që pritet të nis me fillim nga ora 13:00.
Pas 25 xhirove, Llapi ka tubuar 41 pikë dhe radhitet në vendin e katërt, dhjetë pikë më pak se Ballkani, që kryeson në tabelë./Llapi.info