Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores së radhës, atë ndaj Trepçës ’89 në “Riza Lushta”, ka deklaruar se skuadra e tij lirisht mund të luajë edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.
“Kam ekip që mund të luajë edhe me Përfaqësuesen e Kosovës. Mund ta sfidojë Përfaqësuesen e drejtuar nga Albert Bunjaku”, tha ai për ‘SuperSport Kosova’, përcjell Llapi.info.
“Afrim Ademi ishte ai që na dhuroi tri pikë. Edhe pse ishim duke pësuar u rikthyem në lojë. Sot Llapi tregoi fytyrën e vërtetë duke ditur ta kthejë rezultatin. Trepça ’89 një ekip shumë të mirë, por besoj se unë e kam ekipin të nivelit të mirë, dhe të përgatitur mirë”, ka shtuar ai.
Llapi fitoi 2:1, dhe me këtë tre pikësh u ngjit në vendin e tretë me 23 pikë të tubuara. /Llapi.info