Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka zbuluar se çfarë ju tha lojtarëve të tij para ndeshjes me Dritën. Skuadra e tij shënoi një tjetër fitore, që e mbanë në pjesën e epërme të renditjes.
“Sot lojtarëve ju kam thënë që nëse fitojmë me Dritën do të jemi kampion. Pasi na munguan katër lojtarë të barrës kryesore, dhe arrita me lojtarë që nuk kanë luajtur shumë të fitojmë. Kjo më bënë të ndihem mirë dhe e kemi ditur se është e vështirë, pasi Drita nuk kishte çfarë të humb dhe kërkonte vetëm fitore. Kjo ka qenë loja më e vështirë për mua. Nga ky moment mendoj për Trepçën 89, që e kemi rival direkt për kreun e tabelës”, tha Batatina për SuperSport Kosova, njofton Llapi.info.
Golin vendimtar e shënoi Florim Bërbatovci, derisa Fortunado i Dritës, humbi penalltinë./Llapi.info