Trajneri i Llapit, Tahir Batatina këmbëngul se ekipi i tij s’do të dorëzohet deri në fund për të arritur që të depërtojë në Evropë, njofton Llapi.info.
Batatina nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Llapi s’e ka traditë që të dorëzohet, teksa ka kërkuar nga tifozët llapjanë mbështetje të madhe ndaj Gjilanit, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën në “Zahir Pajaziti”.
“Nëse dikush mendon apo paragjykon se Llapi dhe Batatina janë dorëzuar atëherë gabon shumë. Nuk dorëzohem deri në sekondën e fundit sepse kështu jam i lindur dhe kështu do të vdes. Llapi nuk e ka traditë dorëzimin andaj traditën do ta vazhdoj çdo herë. Të dielën zhvillojmë ndeshjen ndaj Gjilanit andaj dua mbështetje që t’i tregojmë një Kosove dhe tërë Ballkanit se ku ndodhet foleja e futbollit dhe shikueshmëria më e madhe në vendin tonë. Shikueshmërinë dhe numrin më të madh të tifozerisë e kanë dëshmuar me vite “Legjendat” nga të cilët dua organizim të nivelit të lartë. Nuk dorëzohet asnjëherë foleja e Zahir Pajazitit dhe Fadil Vokrrit”, ka shkruar Batatina.
Llapi aktalisht zë pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë të tubuara./Llapi.info