Llapi, Drita, Feronikeli, Prishtina, Trepça ’89, Gjilani, Liria etj. pretendojnë të përforcohen sa më shumë dhe të jenë në top-formë për edicionin e ri në elitën e futbollit.

Llapjanët përforcojnë radhët me mesfushorin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, i cili së fundit luajti në klubin e Feronikelit nga Drenasi.

Llapjanët janë edhe më të fortë me Zhdrellën mbase edhe më të frikshëm për rivalët.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, premton një ekip edhe më të fortë, por është i matur në synime, por gjithnjë sipas tij, kërkon katërshen e parë.

batatina

Batatina tha se me Zhdrellën Llapi do të frymojë me ndryshe.

Ai nga 1 korriku ka filluar përgatitjet me ekip, ku punon me intensitet të shtuar, duke paralajmëruar se do të jenë me lojë më cilësore se në kampionatin paraprak.

“Po, me ardhjen e lojtarit më të mirë në Kosovë, Llapi do të frymojë ndryshe sepse në skuadër rikthyem katër lojtarë po në këtë afat kalimtar, Ilir Blakçorin, Benjamin Eminin, Meriton Mehmetin dhe Mentor Zhdrellën”.

“Kam deklaruar se filozofia ka qenë që skuadra mu mbuluar me lojtar vendorë dhe këtë ia arritëm së bashku me kryesin sidomos me kryetarin e klubit, Nexhat Dumnicën”, deklaroi Batatina për “Bota Sot”.

zhdrella