Llapi ka nisur të mendojë për ndeshjen radhës ndaj Dritës e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, njofton Llapi.info
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u ka dërguar mesazh gjilanasve, duke u thënë se i presin 5 mijë shikues në Podujevë.
“Gara për titull nuk ka përfunduar ende. Në xhiron e ardhshme do të luajmë ndaj Dritës. Në ‘Zahir Pajaziti’ do të jenë së paku 5 mijë shikues, pasi tashmë kanë përfunduar punimet edhe në një pjesë të tribunave”, deklaroi Batatina.
Sipas tij, Drita do të ndalet pikërisht në këtë duel./Llapi.info