Sipas mediave në Shqipëri, drejtuesit e Partizanit të Tiranës kanë nisur bisedime me sulmuesin e Llapit, Mirlind Daku.

Megjithatë, klubi shqiptar do t’i ketë të kota përpjekjet për ta transferuar sulmuesin. Kjo për faktin se Llapi nuk e ka ndërmend ta lirojë njërin nga futbollistët më të mirë në Kosovë.

“Daku ka kontratë me Llapin dhe nuk e lirojmë. Jo për Partizanin, por as për Barcelonën. Bashkërisht do ta fitojmë titullin”, është shprehur Batatina për Gazetasheshi.com.

Ai synon që gjatë afatit kalimtar të dimrit të sjellë edhe përforcime tjera. Llapi e përfundoi stinorin vjeshtor si lider.