Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka hyrë në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë i pari që arrin ta fitojë dy herë rresht Kupën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur gazetari sportiv i Art Motion, Arbon Flugaj, i cili tha se Llapi është ekipi i tretë që e fiton këtë garë dy herë rresht, ku ekipi i parë është Prishtina më 1994 dhe 1995 dhe i dyti është Feronikeli më 2014 dhe 2015.

“Prishtina në ato dy triumfe kishte pasur dy trajner të ndryshëm (Burim Hatipi, Jusuf Tortoshi) teksa njejtë kishte ndodhur edhe me Feronikelin që në dy sezonet kur fitonte Kupën drejtohej nga dy timonier të ndryshëm (Ramiz Krasniqi, Gani Sejdiu)”, ka shkruar Flugaj.

Kujtojmë se sonte Llapi e ka mposhtur Dritën me rezultat 1-2 në “Fadil Vokrri”, duke e fituar kështu Kupën e Kosovës dhe duke siguruar kualifikimin në gara evropiane.