Në vikend zhvillohet java e 20-të e Superliges së Kosovës në futboll.
Pikërisht kjo javë sjellë edhe derbin mes Llapit dhe Prishtinës që do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Skuadra llapjane javën që lamë pas humbi në derbin tjetër ndaj Feronikelit, ndërkohë që Prishtina iu rikthye fitoreve, ku arriti ta mposhtë Lirinë.
Drejtori sportiv i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina në një deklaratë për GazetënOlle shprehet se lufta për titull ende nuk ka përfunduar dhe për këtë ndeshja do të jetë tejet interesante.
“Ne do të japim më të mirën nga vetja sepse lufta për titull nuk ka përfunduar dhe kjo na mban të motivuar për tu rikthyer të rezultatet pozitive. Futbollit nuk i dihet për atë arsye është futbolli interesant dhe gjithçka mund të ndodh në ndeshje por ne do ti qasemi lojës me seriozitetin më të madh për ti argëtuar tri pikët e plota”, u shpreh fillimisht Batatina.
Ai në fund ka edhe disa fjalë për analistat e futbollit kosovar, të cilët pas humbjes në derbi ndaj Feronikelit, Llapi nuk mund të llogaritet si një nga ekipet që mund të fitojë titullin.
“Ne nuk merrmi me analistë ne i shikojmë punët tona e rëndësishme është se Llapi e ka siguruar elitën e futbollit edhe për një vit edhe matematikisht, kjo ka rëndësi shumë pastaj ne do të mundohemi ta ruajmë kontuinitetin e skuadrës dhe të luftojmë deri ne ndeshjen e fundit për trofe”, përfundoj Batatina.