Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i kënaqur me triumfin ekipit të tij në ndeshjen e sotme ndaj Ulpianës, me rezultat të pastër 2-0, raporton Llapi.info.

Pas ndeshjes, teriku llapjan ka shtuar se “Zahir Pajaziti”, stadium ky i rinovuar do të jetë kala e pathyeshme, ku sipas tij, asnjë skuadër nuk do të marr pikë.

“Në pjesën e parë ishim t’u festu, në pjesën e dytë kemi luajte futboll, ne pjesën e parë ka qenë emocionale, pasi u rikthyem në stadium. Në pjesën e dytë kërkova të ndryshojmë taktikën dhe erdhëm deri tek golat. Kemi mundur të realizojmë ende gola, sot kemi treguar që do të jemi një Llap i pamposhtur në Zahir Pajaziti, këtu pikë nuk do të marrë askush, për këtë ju garantoj. Do të luftojmë deri në fund për titull të kampionit, unë besoj shumë tek këta djem. Jemi pesë pikë larg kreut dhe kjo diferencë do të shkrihet sikur bora e pranverës, tani kemi infrastrukturë, kemi bërë organizim për këtë. Me këtë stadium, ne do ta themi fjalën kryesore në këtë kampionat”, është shprehur ai pë medie.

Në xhiron e radhës, Llapi do të ketë punë me Dritën në Gjilan – derbi i javës së njëzetë, derisa Ulpiana pret në shtëpi Malishevën /Llapi.info