Llapi ka shënuar fitoren e shtatë rresht në kampionat, duke mposhtur thellë 4-1 në “Zahir Pajaziti” Trepçën ’89, njofton Llapi.info
Pas kësaj fitore, Llapi arrin në kuotën e 69 pikëve në vend të dytë, dy pikë më pak se lideri Feronikeli.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit Tahir Batatina, duke folur për këtë duel, ka shtuar se nëse arrin ta sjellë trofeun në Podujevë do të jetë pa ndihmën e askujt.
“Llapi tregoi që është skuadër shumë e fuqishme, nëse bëhemi kampion, bëhemi pa ndihmën e askujt, por me meritë. Jemi ekip me karakter, arritëm ta kthenim rezultatin duke shënuar katër gola. Llapi nuk mbrohet, i përgëzoj lojtarët të cilët i përfunduan detyrat për mrekulli. Gjyqtarët tentuan të na dëmtonin, por as ata as askush nuk do t’i kuptoj taktikat e mija të lojës”, ka potencuar Batatina.
Batatina në fund foli edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Prishtinës.
“Do të hyjmë në atë ndeshje të qetë, siç kemi bërë gjatë takimeve të fundit. Jemi me pikë të barabarta me Prishtinën, askush nuk na ka menduar se jemi për titull por ja ku jemi”, përfundoi tekniku llapjan./Llapi.info