Llapi ka arritur t’i arkëtoj tri pikë të plota ndaj Gjilanit, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në Zahir Pajaziti, njofton Llapi.info.

Dy gola të shënuar në pjesën e parë ishin vendimtarë që ekipi nga Podujeva të triumfojë në këtë xhiro.

Pas kësaj fitoreje, trajneri i Llapit Tahir Batatina ka thënë se pikërisht stadiumin që mbanë emrin e heroit do të rikthehet në kështjellë të pamposhtur.

“Po i dëgjoj të tjerët duke thënë se janë baba të futbollit, ndërkohë që unë dua që të ju them se Llapi është babgjyshi i futbollit. Djelmoshat treguan karakter të lartë duke fituar ndeshjen, pasi që do jetë e vështirë tashmë që Llapi të lëshojë pikë. Zahir Pajazitin do ta rikthejmë në një kështjellë të pamposhtur”.

Tutje ai ka ironizuar edhe me analistët, që sipas tij, kanë thënë se Llapi do të bie nga liga.

“Kam dëgjuar nga analistët duke thënë që Llapi do të largohet nga liga, por Llapi nuk bie nga liga edhe 50 vite”, është shprehur ai.

“Kemi gjasa edhe për titullin kampion, sepse matematika na lejon. Por, objektivi ynë do të jetë pozita e tretë e renditjes tabelare dhe me rikthimin e Mentor Zhdrellës dhe Bujar Idrizi do të jemi edhe më të fortë”, ka përfunduar ai.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 34 pikëve dhe radhitet në pozitën e pestë, e në anën tjetër me këtë disfatë, gjilanasit kanë 41 pikë në pozitën e tretë të tabelës./Llapi.info