Pas Mirlind Dakut, edhe sulmuesi i Llapit, Festim Alidema është lojtari i radhës që pritet të dalë në Evropë nga futbolli kosovar, njofton Llapi.info

Kështu ka bërë të ditur edhe krye-trajneri i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina që është shprehur krenar me zhvillimin e tij.

Sipas tij, rruga drejt Evropës është më e shkurtët për ata që zgjedhin Llapin.

“Kur të tjerët hezituan dhe nuk ju besuan talentëve të rinj për ti ngritur në karrierë, tek Llapi filozofia dhe projekti është ndryshe. Po iu hapim rrugë talentëve drejt Evropës. Edhe Festimin do ta shohim shumë shpejtë tek një skuadër me renome, aty do zhvillohet dhe do ti mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës. Nga Llapi rruga drejt Evropës është më e shkurtër për ju talentë”, ka deklaruar Batatina në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, daljen në Evropë përmes këtij klubi e ka pasur edhe ish-sulmuesi i Llapit Mirlind Daku, i cili vitin e kaluar u transferua tek klubi kroat, NK Osijek./Llapi.info