Llapi me fitoren ndaj Lirisë me shifrat 1:0, i barazoi pikët me Feronikelin (30) dhe ka gjasa të mira që ta përmbyllë stinorin si kampion vjeshtor.
I lumtur me këto tre pikë të reja, të arritura në stadiumin e Merdares, u shpreh trajneri i Llapit Tahir Batatina. “Nuk ka qenë një ndeshje e mirë, por përballë e kemi pasur një kundërshtar të mirë si Liria, e cila nuk e meriton atë pozitë në tabelë. Kemi qenë të kujdesshëm pasi që e kemi ditur se të gjitha skuadrat i druhen forcës së Llapit. Ne me sot treguam se jemi kampion të Kosovës. Shënuam golin dhe u mbrojtëm, do të thotë se luajtëm mirë në aspektin taktik. Qëllimi im si trajner është një gol, tre pikë”, ka thënë Tahir Batatina për ‘Supersport Kosovën’, transmeton Llapi.info.