Trajneri i Llapit Tahir Batatina, së bashku me lojtarët dhanë premtimin se përpara heronjve llapjanë të vendosur në parkun e qytetit të Podujevës do të festonin titullin kampion, shkruan Llapi.info

Këtë premtim trajneri Batatina e kishte bënë në fillim të muajit shkurt kur edhe Llapi gjendej në pozitë të parë.

“Ju e dhatë më të shtrejten jeten por edhe ne do tju nderojmë gjithë jeten,Para jushë do ta festojmë “Titullin Kampion””, kishte shkruar Batatina në facebook.

Mirëpo, ky premtim për t’u realizuar tani gjasat janë minimale. Kjo pasi në ndeshjen e së dielës cila ishe një dramë e vërtetë, Drita ia humbi shpresat Llapit për kampion pasi e mposhti me rezultati 1-3.

Ndërkohë, Në ndeshjen e ardhshme, Llapi do të luaj një tjetër derbi pasi takohet me Prishtinën në udhëtim./Llapi.info