Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, paralajmëron ardhje të reja në skuadër gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Deri më tani, llapjanët janë përforcuar me Adnan Haxhajn dhe Rilind Nezirin.

“Largime të lojtarëve nuk do të ketë, por në ditët në vijim pritet të ketë ardhje të reja në skuadër”, deklaroi Batatina për GazetaOlle.com, përcjell Llapi.info.

Sipas tij, lojtarët për të cilët janë të interesuar janë të Superligës. “Nuk jam i dhënë të marrë lojtarë të huaj, kur ka Kosova. Vetëm duhet punë me ta”, shtoi trajneri i Llapit, i cili pranverën e nis nga vendi i dytë. /Olle