Llapi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Flamurtari me rezultat 5-1, njofton Llapi.info.

Golat për llapjanët i shënuan, Mërgim Pefqeli, Mentor Zhdrella, Blendi Memaj (2x), dhe një autogol i Angel Granchov.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit Tahir Batatina është shprehur i kënaqur me formën e skuadrës.

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Flamurtari bën lojë të mirë.Kam kërkuar nga lojtarët që të shënohet sa më herët pasi Flamurtari mbrohet mirë”, tha Batatina për “Super Sport Kosova”.

“Gradualisht po mundohemi ta komponojmë skuadrën”, vlerësoi Batatina.
“Dita-ditës jemi duke u përmirësuar dhe po e arrijmë formën e kërkuar”, shtoi Batatina.

“Me rëndësi ka qenë arkëtimi i tri pikëve si një zero si dy zero neve s’na intereson golaverazhi, por do të merremi ma shumë për pikë”, ka thënë tutje ai.

Pas së sotme, Llapi arrin në kuotën e 11 pikëve një më pak se lideri Feronikeli, ndërsa Flamurtari mbetet me 7 pikë më pozitën e shtatë.

Në ndeshjen e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Dukagjinin, kurse kuq e zinjtë e kryeqytetit udhëtojnë në Mitrovicë për t’u ndeshur me Trepçën ’89./Llapi.info