Llapi ka triumfuar në “Zahir Pajaziti” ndaj Arbërisë më një fitore dramatike 4-3, raporton Llapi.info.

Kreshnik Bahtiri dy autogola në pjesën e parë, Muhamet Hyseni dhe Ahmed Januzi realizuan për Llapin, derisa Santos me dy gola dhe një Zabërgja për ekipin mysafir.

Pas kësaj fitoreje, tekniku llapjan, Tahir Batatina është shprehur se tani rezultat, siç ka thënë ai, tregojnë se po funksionin gjithçka te klubi nga Podujeva.

“Mendoj se rezultatet tregojnë se gjithçka po funksionon në mënyrë perfekte për Llapin, ne e dinim që do të jetë e vështirë, ishte një ndeshje jetike pas gjysmëfinales së Kupës, disa lojtarë të dëmtuar, disa të ngarkuar. Në këtë ndeshje ishte maksimumi, të ngjitemi sa më lartë dhe të jemi më komod dhe më pas të përqendrohemi në Kupë. “Jam i kënaqur me faktin që edhe pse pësuam gola, kemi bërë diçka madhore, siç është përfshirja e Krasniqit, Aliut dhe Hyseni, një lojtar 19-vjeçar. Për mua është shumë mirë, pasi këta lojtarë e fituan ndeshjen. Fokusi ynë është t’u japim hapësirë talenteve. Veliu po kthehet në formën më të mirë, së bashku me Januzin. Ne duhet të punojmë gjatë këtyre 2 javëve. Kjo pushim na përshtatet pas shumë lojërave të ngarkuara”, tha ai.

Pas kësaj fitoreje, Llapi tash i ka 33 pikë dhe radhitet në pozitën e pestë të tabelës, ndërkohë që Arbëria ka 28 sosh dhe pozicionohet në vendi e tetë.

Në xhiron e radhës, Llapi udhëton në Drenas për t’u përballur me Feronikelin, e në anën tjetër Arbëria pret Dritën./Llapi.info