Llapi është kualifikuar në çerekfinale të kupës së Kosovës në futboll, pasi në penallti mposhti Ballkanin.Pas ndeshjes, tekniku podujevas, Tahir Batatina u pa tejet i lumtur, ndërsa shtoi edhe një fakt interesant, atë se kryesia i ofroi nga 500 euro për lojtar nëse fitojnë përballë theranasve, gjë që edhe ia arritën.
“Unë mendoj që jemi përballë me skuadrën më të fortë në Superligë. Pra, duhet pranuar që ka shumë cilësi. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. Skuadra portokalli gëzon shumë futbollistë të mirë, por që kemi punuar jashtëzakonisht shumë në motivim të lojtarëve.
Kualifikimi është meritë e tyre. Gjithashtu duhet ta falenderojmë edhe kryesinë që po bën maksimumin, madje kemi pasur edhe premia, nga 500 euro për secilin lojtar. Siç e thotë edhe thënia popullore: Trimat i përcjellë edhe fati, ndërsa ne na priu në 11-metërsha”, tha ndër të tjera Batatina.