Llapi është mposhtur sot nga Prishtina me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, shkruan Llapi.info.
Besnik Krasniqi dhe Endrit Krasniqi shëuan për kryeqytetasit, ndërkohë që Drilon Fazliun për llapjanët.
Pas kësaj humbje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se Llapi ndaj Prishtinës ka lëshuar disa raste shënimi, derisa ka shtuar se ekipi që drejton, sipas tij, do t’i kthehet fitores në xhiron e radhës.
“Mendoj që ka qenë një taktikë e imja pse e kam nisur me këtë formacion. Kam dashur t’i ruaj disa lojtarët pasi kanë pasur angazhime me Përfaqësuese. Pjesa e parë ishte e dominuar nga ne derisa në pjesën e dytë kemi bërë disa lëshime të cilat na kushtuan. Kemi marrë gol shumë herët e kemi dominuar ndeshjen, por pranuam sërish gol. Po të ishim më të vëmendshëm do të mund ta kishim shmangur humbjen”, deklaroi Batatina.
Prishtina pas kësaj fitoreje ka 35 pikë dhe mbanë vendin e pestë ndërsa Llapi mbetet i katërti me 41 pikë./Llapi.info