Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, përkundër disfatës së pësuar nga Drenica në javën e 33-të në Superligën e Kosovës, raporton Llapi.info.

Në këtë ndeshje, Tahir Batatina ka thënë se ka inkuadruar lojtarë të rinj në ndeshjen ndaj drenicasve, ndërkohë që ka shtuar se fokusin e ka tek finalja e Kupës së Kosovës.

“Tërë javën kemi punuar që t’u japim hapësirë këtyre djemve dhe të marrim një pikë për të siguruar Evropën. Kam rrezikuar duke ua dhënë rastin, pasi na duhet një pikë. Nga një gabim, nga një ndërprerje, prej ku erdhi goli. Do të bëjmë maksimumin në ndeshjen e Gjilanit. Do të mundohemi të arkëtojmë pikët e plota. Për ne e rëndësishme është Kupa e Kosovës, finalja e madhe. Jemi munduar t’u japim hapësirë djemve. Performuan mirë, ndonëse nuk fituam. Djemtë e kanë bërë maksimumin. Tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme që do ta zhvillojmë kundër Gjilanit. Në Zahir Pajaziti na pret ndeshje e zjarrtë”, ka deklaruar Batatina.

Me këtë humbje, Llapi tash i ka 54 pikë dhe radhitet në pozitën e katërt, ndërkohë që Drenica ka 43 sosh në vendin e tetë./Llapi.info