Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Prishtinës, Lutz Lindemann, pasiqë ky i fundit e krahasoi Vala Superligën me Ligën e Katërt të Gjermanisë.

Batatina përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se nuk pajtohet assesi me mendimin e trajnerit gjerman të Prishtinës, njofton Llapi.info.

Lindemann, në emisionin Arena në Tribuna Channel, tha se krahasimi i Superligës është i njëjtë me atë të Ligës së Katërt të këtij vendi./Llapi.info

Ja postimi i poltë i Batatinës:

I nderuari trener i Fc Prishtines nuk pajtohem me ty asnjëhere në asnjë mënyrë se ne jemi si superiore te nivelitë të liges se katërt të Gjermanis. Për kushtet që kemi dhe infrastrukturen ne jemi shumë më të avansuar se shumë skuadra te juaja të liges së parë. Po edhe skuadrat e juaja ti kanë këto kushte as ju nuk do të ishit më të avansuarë se ne duke e parë edhe cilsin e lojtarve tuaj nga liga e parë deri te liga e 4.Kemi respekt për gjdo profesionist që vjen të na ndihmojë dhe të na këshillojë por nuk jemi ne të ati niveli që mendoni ju dhe as lojtaret e superiores së Kosovës. Për kushtet që kemi ne jemi të nivelit me ligen e parë të Gjermanis por ti kemi kushtet e juaja qe ju ndihmonë shteti ne kemi shumë më shumë talentë për Futbolin sesa ju ,por asnjëherë nuk do të pranojë që të nënvlersohen kta lojtar sepse jon shumë më të talentuar sesa lojtaret e liges se juajë profesionale por dua të jemi shumë modestë sepse nuk kemi kushte ashtu si kerkohet respekt por asnjëhere nenvlersimtë këtij niveli që të ndegjova tashmë ne një intervistë në Tribuna Chanel.