Tahir Batatina, trajner i KF. “Llapi”, dëshiron që Mentor Zhdrella, katër herë lojtari më i mirë në Kosovë, të jetë pjesë e ekipit të tij.

Ai për GazetënOlle.com ka konfirumuar negociatat tashmë të avancuara me mesfushorin Zhdrella, i cili në edicionin e fundit e barti fanellën e Prishtinës.

“Ende jemi në bisedime. Janë sqaruar shumë gjëra, por të shohim në ditët në vijim, ku do të vendoset se a do t’i mbrojë Mentor ngjyrat e Llapit apo jo”, ka thënë Batatina për GazetënOlle.com, përcjell llapi.info.

Përveç klubit llapjanë, Mentor Zhdrellës i kanë ofruar ofertë edhe Prishtina e Feronikeli.

Zhdrellën e duan edhe disa skuadra në Shqipëri./llapi.info