Tahir Batatina ka shkruar menjëherë pas ndeshjes Drita-Antwerp, duke theksuar se vetëm klubi i tij e mbush stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë poashtu se nuk ka rëndësi dënimi, por fakti se janë ekipi më i admirueshëm në Kosovë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Sot edhe një herë tjetër u vërtetua se stadiumin “Fadil Vokrri” e mbush vetëm klubi me traditë, KF Llapi. Nuk ka rëndësi as dënimi por e rëndësishme është që jemi klubi që adhurohemi më së shumti në Kosovë. Vazhdojmë fuqishëm drejt synimit madhor”, shkruan Batatina.

Kujtojmë se Drita poashtu shiti mbi 9 mijë bileta sonte dhe ishte atmosferë elektrizuese në stadium, vetëm me Intelektualët.