Trajneri i njohur i Klubit Futbollistik Llapi, Tahir Batatina ka propozuar që stadiumi kombëtar i Kosovës të quhet “Fadil Vokrri”

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë për këtë “nuk ka njeri as sportist që do ta kundërshtonte një emërim të tillë”, raporton Llapi.info.

“Duke e parë nëpër proceset që ka kaluar Futbolli kosovar dhe angazhimin disavjeçarë,një angazhim ku do te mbetet në histori nga një President i një Futbolli për lobimin dhe pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA. Ai deklasoi palën serbe me mbështetjen e federatave Evropiane te futbollit që të mbështetet Kosova për Pranim. Unë mendoj se Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të quhet ‘ARENA KOMBTARE FADIL VOKRRI’”, ka shkruar trajneri i bardh e kaltërve në Facebook.

“Nuk ka njeri as sportist që do ta kundërshtonte një emërim të tillë, duke e parë si ishte dhe që do të mbetet legjendë e Kosovës”, ka përfunduar Batatina.

Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme ven ky i cili ndodhet 4. 5 kilometra larg Prishtinës./Llapi.info